Sporti

Gary Neville: Liverpool mund ta fitojë titullin e Premierligës, fundi i epokës së Klopp i ndihmon ata

02/27/2024 11:15
nga:Lorik J

Gary Neville mendon se Liverpool mund të fitojë titullin e Premier League këtë sezon pas fitores së tyre në Carabao Cup, vetëm për shkak të ndikimit të largimit Jurgen Klopp.

Reds fituan trofeun e tyre të parë të sezonit kundër Chelsea në Wembley në fundjavë, me Virgil van Dijk që shënoi golin e fitores në kohën shtesë, dhe ata mund të festojnë akoma më shumë sukses para fundit të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Duke qenë se janë muajt e fundit të Klopp, energjia e tij mund t’i ndihmojë, ju thjesht e dini se çfarë do të ndodhë atje. Unë ende mendoj se mund ta fitojnë ligën”, tha Neville.

/GazetaBlic Sport