Sporti

Gary Neville kundër rikthimit të Ronaldos në Old Trafford

05/24/2021 22:30
nga:E K

Gary Neville u shpreh përmes Twitter, kundër një kthimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Manchester United.

Një mundësi e tillë është ngritur në javët e fundit me pasi portugezi duket i gatshëm për të lënë klubin nga Torino, shkruan GazetaBlic Sport.

Legjenda e United tha se ka një pëlqim të madh për portugezin, megjithatë do ishte më mirë që të mbeteshin kujtimet aty ku janë.

“Unë e dua atë (Ronaldon), por është më mirë të lëmë kujtimet aty ku janë“, u përgjigj Neville pasi ishte pyetur nga një fans në Twitter.

Ronaldo ishte pjesë e United prej vitit 2003 deri më 2009 duke shënuar 118 gola dhe 69 asistime në 292 paraqitjet e tij për klubin anglez.

Ai ka fituar shumë trofe me klubin nga Manchesteri duke përfshirë tituj si: Premierligë (3), Kupën e ligës (2), FA Cup, Super Cup (2), dhe një Kupë të Botës për Klube.