Sporti

Gary Neville: Arsenal e ka “siguruar” titullin me Bruno Guimaraes

08/20/2026 18:57
nga:Mergim Rreci

Gary Neville beson se Arsenal tashmë është favoriti absolut për të fituar Premier League, pas transferimit të Bruno Guimarães nga Newcastle.

“Do ta mbështesja Arsenalin për titullin edhe më parë, por mendoj se transferimi i Bruno Guimaraes thjesht e siguron titullin për Arsenalin”, u shpreh Neville.

Ish-mbrojtësi anglez ka vlerësim të madh për brazilianin, duke e cilësuar si një lojtar me karakter dhe personalitet të jashtëzakonshëm.

Sipas tij, transferimi për 75 milionë paund është një goditje e madhe për Arsenalin.

/GazetaBlic Sport/