Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, Gary Neville, ka folur hapur për barazimin 0-0 të ekipit kombëtar me Ganën në Kupën e Botës dhe kritikën që mund të përballet Anthony Gordon.
“Anthony Gordon, ai është ndoshta personi që është nën presionin më të madh tani”, tha Neville.
“Ne të gjithë menduam se ai ndoshta nuk do të luante (kundër Ganës), menduam se ndoshta Marcus (Rashford) do të vinte ose diçka e tillë, por ai qëndroi. Mendoj se ai është personi që do ta ketë pak të vështirë të mbajë vendin e tij”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


