Sporti

Garnacho i zemëron përsëri tifozët e Manchester United

07/24/2025 12:54
nga:Mergim Rreci

Marcus Rashford i është bashkuar zyrtarisht Barcelonës në formë huazimi nga Manchester United me një opsion për ta bërë marrëveshjen të përhershme në fund të sezonit.

Ish-shoku i skuadrës, Alejandro Garnacho, i zemëroi tifozët e “Djajve të Kuq” me reagimin e tij ndaj këtij informacioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Argjentinasi pritet gjithashtu të largohet nga Manchester United, por synon të qëndrojë në Premier League.

Më herët gjatë verës, mbështetësit e klubit u zemëruan kur në rrjetet sociale u shfaqën fotografi që tregonin Garnachon të veshur me një fanellë të Aston Villas me emrin e Rashford në shpinë.

Ai i zemëroi përsëri tifozët duke komentuar  në postimin e Rashford në Instagram.