Sporti

Armend Abazi: Jam shumë i kënaqur dhe krenar që jam pjesë e historisë së Malishevës

05/15/2021 18:16
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Malishevës ka arritur një sukese historik ditën e sotme.

Kjo skuadër është inkuadruar edhe zyrtarisht për herë të parë në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë që skuadra e Malishevës për një kohë të shkurtër, të krijoj një grup futbollistësh që ia kanë mundësuar kësaj skuadreje, ngjitjen në majat më të larta të futbollit të Kosovës.

Njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm te kjo skuadër, Armend Abazi u deklarua shumë i lumtur me këtë sukses të madh.

Ai ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asistime për shokët e tij të skuadrës.

“Unë mendoj që suksesi si në anën personale ashtu edhe ekipore nuk është rastësi për shkak të punës që kemi bërë.  Trajner i skuadrës tonë, Arsim Thaqi ka punuar shumë me stafin shumë profesional, si dhe ne si skuadër besoj që jemi një ekip fantastik dhe disa djemë të mrekullueshëm. Jam shumë i kënaqur në aspektin personal që kam shënuar 6 gola dhe 4 asistime, që besoj i kam ndihmuar shumë skuadrës. Duke e pasur parasysh që në fillim kam pasur një lëndim, besoj që mjaft mirë jam rikuperuar dhe e kam gjetur formën shumë shpejtë, kjo falë punës time mirëpo shum merita ka edhe profa Arsim ,i cili ka punuar shumë në aspektin kondicional dhe taktik. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj historie të KF Malishevës, e cila është për herë të parë në Superligën e Kosovës dhe për këtë jam krenar për vetën, familjen time dhe për krejt qytetin e Malishevës“, tha Abazi për GazetaBlic Sport.