Euro2024

Gareth Southgate me ndryshime ‘drastike’ në formacion ndaj Zvicrës

07/04/2024 13:57
nga:E K

Gareth Southgate po mendon të ndryshojë formacionin për çerekfinalen me Zvicrën në Euro 2024. Anglia është stërvitur me tre mbrojtës përpara ndeshjes së së shtunës.

Anglia e përfundoi ndeshjen kundër Sllovakisë në një formacion 3-5-2 në kohën shtesë, pasi kishte përdorur më parë një katërshe mbrojtëse gjatë gjithë turneut, transmeton GazetaBlic Sport.

Southgate duhet të bëjë të paktën një ndryshim në skuadrën e tij pasi Mark Guehi është suspenduar për përplasjen në Dusseldorf.

Konsa i Aston Villa do të startojë, në të majtë të treshes së pasme që përfshin gjithashtu Kyle Walker dhe John Stones.

“Tre Luanët” arritën në gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitin 2018 pikërisht me një skemë të ngjashme.

/GazetaBlic Sport.