southgate
Kupa e Botës 2022

Gareth Southgate me fjalë të mëdha për Gareth Bale

11/29/2022 09:46
nga:Mergim Rreci

Ditën e sotme do të startojë xhiro e tretë dhe e fundit e ndeshjeve të fazës së grupeve të Botërorit “Katar 2022”. Në orën 16:00 do të vendosen fatet e grupit A, ku Senegali do të përballet me Ekuadorin dhe Hollanda me Katarin, ndërsa në orën 20:00 do të përballen Iran-USA dhe Angli-Uells.

Në një konferencë për shtyp, përpara ndeshje Angli-Uells, tekniku i “tre luanëve”, Gareth Southgate ka vlerësuar aftësitë e sulmuesit uellsian Gareth Bale, duke e konsideruar atë si një lojtar të aftë, që shkëlqen në momente të rëndësishme.

“Kjo do të varet nga roli që luan, por ne e dimë se ai është i aftë të prodhojë momente të shkëlqyera individuale , si brenda ashtu edhe rreth zonës.”,- u shpreh Southgate për liderin e Uellsit. /i.m /abcnews.al