Sporti

Gareth Bale ka fituar 74 mijë funte për çdo minut të luajtur këtë sezon

01/04/2022 10:23
nga:Lorik J

Gareth Bale raportohet se ka fituar 74,000 £ në çdo minutë që ai ka luajtur për Real Madrid këtë sezon.

Uellsiani është plotësisht jashtë skuadrës së Carlo Ancelottit dhe ka bërë vetëm tre paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, me vetëm 193 minuta lojë në këmbë, përcjell GazetaBlic Sport.

Bale, i cili ka pasur një sërë problemesh këtë sezon, është në vitin e fundit të kontratës së tij fitimprurëse gjashtëvjeçare në Bernabeu, e cila ka një pagë vjetore neto të raportuar prej 15 milionë £.

Gazeta spanjolle AS ka bërë llogaritjet dhe del se Bale ka marrë në shtëpi 74,000 £ për çdo minutë që ka kaluar në fushë për Realin…

/GazetaBlic Sport