Sporti

Garë interesante për shërbimet e Marc Guehi

01/13/2026 21:15
nga:Mergim Rreci

Edhe pse rinovimi i Upamecano është shumë pranë zyrtarizimit, Bayern-i po mendon që të përforcojë edhe më tej repartin e mbrojtjes.

Verën e ardhshme pritet që nga Mynihu të largohet Kim Min-Jae dhe për këtë motiv drejtori sportiv i klubit bavarez po kërkon që të nënshkruajë edhe me një tjetër mbrojtës.

Ditën e djeshme Max Eberl ka kontaktuar personalisht në telefon me përfaqësuesit e mbrojtësit të Crystal Palace. Mësohet se Bayern është gati për të paguar komisionet e kërkuara nga Marc Guehi, i cili do të largohet nga skuadra e tij me parametra zero.

Interes për 25-vjeçarin ka treguar edhe Liverpool, i cili po kërkon një zëvendësues për Virgil van Dijk. Edhe ekipi i “Anfield Road” ashtu si Bayern-i janë të interesuar që ky transferim të kryhet në verë. Ndërsa një tjetër pretendente për shërbimet e Marc Guehi është edhe Manchester City. Skuadra në fjalë ndryshe nga dy ekipet e lartpërmendura është e gatshme që ta finalizojë këtë transferim që në janar.