Sporti

Garë e nxehtë, pas shitjes së De Ligt, Juventus futet në garë për Bremer, frikësohet Inter

07/18/2022 09:31
nga:L J

E ardhmja e mbrojtësit Gleison Bremer është shumë e përfolur javët e fundit.

Para pak ditësh mediat italiane raportuar se Bremer ka arritur marrëveshje me Interit dhe është çështje kohe kur ai do të zyrtarizohet tek ish kampionët e Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë në garë tani është futur edhe skuadra e Juventusit, pasi është në kërkim të një mbrojtësi pas shitjes së De Ligt tek Bayern Munich.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, lojtari sot është ulur në tavolinë dhe ka shikuar ofertat në drejtim të tij.

Në merkato tashmë duket se kemi një derbi të zjarrtë mes Interit dhe Juventusit për shërbimet e Bremer.