Dy kandidatët brenda listës së koalicionit AAK-NISMA, Lahi Brahimaj dhe Vesel Krasniqi po garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ku është një garë e ngushtë mes tyre, raporton GazetaBlic.
Brahimaj dhe Krasniqi po luftojnë për vendin e shtatë brenda listës, pasi vendi i tetë do t’i përkas kandidates së Nismës, Xhevahire Izmaku. Ajo pritet të hyjë në kuvend si deputetja e tetë e koalicionit përmes kuotës gjinore.
Lahi Brahimaj, aktualisht numëron 11,308 vota, ndërsa Vesel Krasniqi, ka 10.832.



