Sporti

Garë e “çmendur” në Serie A, shumë skuadra luftojnë për t’u inkuadruar në Ligën e Kampionëve

05/02/2021 20:15
nga:L J

Tashmë emri i kampionit është mësuar.

Skuadra e Interit është kampion i sezonit 2020/21 në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Por, lufta mbetet ende e hapur për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi shumë skuadra të mëdha po luftojnë për t’u pozicionuar në pozitat, dy, tre dhe katër.

Atalanta, Milan dhe Juventus kanë nga 69 pikë, kurse Napoli ka 67, e Lazio 64, por me një ndeshje më pak.

Më poshtë keni renditjen tabelare: