Bayern Munich nuk do të marrë pjesë në ankandin që ka nisur për mbrojtësin e Leipzig, Josko Gvardiol. Talenti që u shfaq edhe në Botërorin e Katarit me fanellën e Kroacisë, është shndërruar në një dëshirë për klubet më të mëdha europiane me klubin gjerman që nuk e lëshon pa 100 milionë euro.
Megjithatë, te Bayern Munich nuk kanë ndërmend të shpenzojnë teksa drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic theksoi se në skuadrën e bavarezëve janë tre nga mbrojtësit më të mirë të Europës dhe ekipi nuk ka nevojë të ndërhyjë në atë repart.
“Nuk kemi parashikuar asnjë lëvizje për të nënshkruar me ndonjë qendërmbrojtës. Jemi të mbuluar mjaft mirë në atë rol me De Ligt, Lucas Hernandez dhe Upamecano. Bëhet fjalë për tre lojtarë shumë të mirë, nga më të mirët në rolin e tyre. Kemi ndër të tjera edhe Josip Stanisic, ndaj nuk do të ndërmarrin asnjë hap për Gvardiol.


