Lajme

Gara për kryeqytetin- “Këto janë dy kandidatët favoritë për të fituar Prishtinën”

05/29/2021 18:04
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar sot kandidaturën për kryetar të Prishtinës, përcjell Gazeta Blic.

Garës për të parin e kryeqytetin nga ky subjekt politik do t’i prijë artitekti i njohur Përparim Rama.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka bërë publike kandidaturën e saj për kryeqytetin tash e sa ditë, duke vazhduar intensivisht fushatën.

Edhe Nisma Socialdemokrate, ditë më parë konfirmoi Bekim Bresovcin si kandidat për Prishtinën.

Ndërkohë nga subjektet e tjera politike ende nuk ka asgjë konkrete.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre për kryeqytetin.

Profesori universitar, Dorajet Imeri, duke komentuar kandidaturat, parashikon se gara për kryeqytetin do të zhvillohet mes LDK-së dhe partisë në pushtet,  LVV-së.

“Gara për bindjen time do te jete në mes VV-së dhe LDK-së, ndërsa llogaris se nuk do të ketë shumë befasi, nisur nga vota për nivlin qëndror” tha Imeri për Gazeta Blic.

Tutje ai tha se PDK-ja dhe VV-ja nuk do t’i bëjnë publike kandidaturat e tyre edhe për disa kohë.

“PDK-ja dhe VV-ja deri tash nuk kanë paraqitur kandidtura dhe nuk besoj që do ta bejnë ketë edhe një kohë. VV-ja duke pasur pushtetin në qender, besoj qe nuk do ta paraqet kandidaturen tash, ajo pret që të mund te krijohen kushte te favorshme nga të pasurit pushtetin ne qender, duke besuar se kjo do te ishte pozita fillestare favorizuese për të. PDK ka nisur një fazë të caktimit të kandidateve për kryetarë komunash, por për Prishtinën nuk besoj që do ta bejë shpejte, pasi llogaris se do të ketë hezitime për të garuar për te parin e kryeqytetit nga kjo parti”

Ai theksoi se gara e kryeqytetin ka shumë rëndësi për subjektet politike pasi shihet si një pushtet i madhe në garën mes partive politike.

“Gara per kryeqytetin per partitë politike ka shumë rëndesi, pasi të qeverisurit e kryeqytetit shihet si një pushtet i madh në garën e madhe politike mes partive. Deri tash, AAK-ja dhe LDK-ja i kanë berë publike emrat e kandidateve të tyre për kryetar, madje AAK-ja ka kohë që ka punuar në terren përmes kandidatit Haradinaj” tha Imeri për “Gazeta Blic”

Nga Lëvizja Vetëvendosje gjasat më të mëdha për të kandiduar për Prishtinën i ka Ministri i Shëndetësisë në kabinetin Kurti, Arben Vitia.

Madje Vitinë, nëse ai kandidon, e sheh fitues absolut bashkëpartiaku i tij nga Mitrovica, Agim Bahtiri.

Bahtiri në intervistën e tij dhënë për “Blic Interview” tha se Vitia është një menaxher shumë i mirë.

Ndërsa nga Aleanca Kosovare e Re kanë konfirmuar ditë më parë për “Gazeta Blic” se gjasat më të mëdha për të kandiduar sërish për të parin e kryeqytetit i ka  Selim Pacolli.

Nga partia më e madhe opozitare, PDK-ja, po përfliten disa emra të mundshëm por ende nuk ka asgjë të zyrtarizuar. /Gazeta Blic/

Zyrtare: Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës!

Bahtiri: LVV-ja fiton 23 komuna në nivel vendi, Mitrovicën e marrim pa balotazh

Ky është kandidati potencial i AKR-së për kryetar të Prishtinës