Sporti

Gara për ‘Këpucën e Artë’, ja kush janë tre golashënuesit më të mirë deri më tash

01/16/2024 16:42
nga:Mergim Rreci

Harry Kane dhe Kylian Mbappé janë duke udhëhequr garën për Këpucën e Artë, një çmim që i jepet golashënuesit më të mirë të Evropës nga European Sports Media.

Sulmuesi anglez ka shënuar tashmë 22 gola në Bundesligë, ndërsa francezi 19 në Ligue 1, përcjell GazetaBlic Sport.

Vendin e tretë e ka Lautaro Martinez i Inter, i cili ka realizuar 18 gola.

Këpuca e Artë 2023/24:

1. Harry Kane (Bayern Munich) 22 x 2 (koeficient) = 44

2. Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) 19 x 2 = 38

3. Lautaro Martínez (Inter) 18 x 2 = 36

/GazetaBlic Sport/