Sporti

Gara për FFK? Bekim Shotani nuk lajmërohet fare!

02/21/2022 17:57
nga:Lorik J

Gara për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës po bëhet mjaft interesante.

Remzi Ejupi, Arianit Ahmeti, Nexhat Dumnica dhe Agim Ademi (kryetar aktual) janë kandidatë për postin e kryetarit, shkruan GazetaBlic Sport.

Data e zgjedhjeve akoma nuk është caktuar, megjjthatë kandidatët tashmë kanë filluar të shfaqen në publik.

E kohë më parë, trajneri kosovar, Bekim Shotani kishte deklaruar se do të kandidojë për kryetar të FFK’së.

Megjithatë, ai po qëndron i heshtur ditëve të fundit dhe nuk po prononcohet për media në lidhje me këtë çështje.

GazetaBlic Sport ka tentuar të kontaktojë Bekim Shotanin në lidhje me këtë temë – por ai nuk ka hapur telefonin dhe nuk është përgjigjur në telefon.

A i ka rënë pishman Bekim Shotani apo jo… kjo mbetet të shihet!

/GazetaBlic Sport/