Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 381 pako që supozohet se janë me fletëvotime të ardhura nga diaspora për komunën e Dragashit ku në garë janë dy kandidatë ai i LDK dhe PDK.
Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së ka thënë për Gazeta Blic se në orën 15:00 do të filloj numërimi i votave të ardhura nga jashtë.
“Të hënën në mesnatë ka përfunduar afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 381. Numërimi i fletëvotimeve do të bëhet këtë të martë, në orën 15:00, në QNR”, tha ai.
Vdes mjeku i njohur nga Prizreni


