Sporti

Gara në FFK/ Rrahman Haradini: Ndryshimet janë gjithmonë të mira, të presim deri në fund dhe përcaktohemi për më të mirin

02/21/2022 20:35
nga:Lorik J

Ditët e fundit në futbollin kosovar kanë qenë mjaft të nxehta dhe me zhvillime të papritura.

Dihet se tashmë kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka hyrë në muajt e fundit të detyrës së tij dhe pas disa muajsh futbollin e presin zgjedhje për të parin e FFK’së, shkruan GazetaBlic Sport

Remzi Ejupi, Arianit Ahmeti e Nexhat Dumnica janë kundërkandidatët e Agim Ademit deri më tani, por akoma nuk jemi në fazën finale, pasi nuk janë shpallur zgjedhjet dhe nuk dihet data e saktë se kur do të mbahen, edhe pse deri në muajin korrik ky proces duhet të marrë fund.

Aksionari më i madh i FC Prishtinës, Rrahman Haradini në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ ka theksuar se gara duhet të jetë e hapur, teksa do të vendosin klubet për më të mirin, porsa të shohin të gjithë kandidatët.

“Gara duhet të jetë e hapur, nuk jemi në kohe të komunizmit me shku vetëm një në garë – të presim deri në fund edhe atëherë shohim dhe përcaktohemi për më të mirin. Ndryshimet janë gjithmonë të mira”, tha Rrahmani Haradini.

/GazetaBlic Sport/

 

Gara për president të Federatës së Futbollit të Kosovës, gjithçka që dihet deri më tani