Lajme

Gara me vetura që la të vdekur tre të rinj, i kushton me ndërrim pozite komandantit të Trafikut Rajonal në Prizren

12/20/2023 14:38
nga:N K

Gara me vetura që ndodhi të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova” la të vdekur tre të rinj nga komuna e Gjakovës.

Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër.

E kjo garë e jashtëligjshme që u zhvillua i ka kushtuar me ndërrim pozite edhe komandantit të Trafikut Rajonal në Prizren, Hasan Tërshana.

Lajmin për ndërrimin e pozitës brena stacionit policor në Prizren, e ka konfirmuar vetë Tërshana.

“Po më është ndërruar pozita, dje kam pranuar vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Unë do t’i shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore, sepse vendimi nuk është i drejtë. Aksidenti ku ka ndodhur është me një zonë që nuk është nën mbikëqyrjen e njësisë së trafikut rajonal të Prizrenit”, ka thënë Tërshana.

Ai ka shtuar se me autostradat merret njësia e autostradave e jo ajo e trafikut.

“Njësia e autostradës menaxhon me autostradat e jo njësia e trafikut. Ne i kem rezultat e performancës më të mirat dhe për mua ka qenë shumë e papritur por do ti ndjeki rrugët ligjore”, u shpreh Tërshana.

/Telegrafi/