Pas kërcënimit që i është bërë publicistes, Kimete Berisha, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se edhe vetë ka përjetuar sharje të shumta nga ‘besimtarët e Albin Kurtit’.
Ajo ka shprehur mbështetjen për Berishën dhe ka thënë se është kundër atyre që argument të vetem e kan sharjen, linqimin dhe banalizimin.
“Me Kimeten sot do duhej të ishte edhe Vjosa Osmani, edhe Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti, edhe Mimoza Kusari Lilaj, edhe Saranda Bugujevci edhe Tinka Kurti, por edhe të gjthë ata “Metropolitanat” qe reagojnë në tufë kur e njejta gjuhë përdoret ndaj emrave të lartëshenuarve.” shkruan Musliu në facebook.
Reagimi i plotë:
#MeKimeten
Pa harruar që për shkak të shkrimeve hipotetike të Kimetes e cila as nuk me njeh dhe as nuk e njoh përsonalisht , unë dhjetra herë kam përjetuar sharje të gjallëve e të vdekurve nga “besimtaret e Albinit”, unë sot jam me Kimeten dhe kundër atyre që argument të vetem e kan sharjen, linqimin dhe banalizimin.
Me Kimeten sot do duhej të ishte edhe Vjosa Osmani, edhe Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti, edhe Mimoza Kusari Lilaj, edhe Saranda Bugujevci edhe Tinka Kurti, por edhe të gjthë ata “Metropolitanat” qe reagojnë në tufë kur e njejta gjuhë përdoret ndaj emrave të lartëshenuarve.
Kauzat e grave nuk qohen përpara duke përdorur standarde të dyfishta.


