Lajme

Ganimete Musliu publikon një e-mail që thotë se u është dërguar punëtorëve në Ministrinë e Faton Pecit

12/25/2021 12:06
nga:M K

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka publikuar një e-mail, ku sipas saj, punëtorëve të Ministrisë së Bujqësisë, po u kërkohet që të punojnë edhe vikendit, si dhe të hënën, që është ditë pushimi shkaku i festës=.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka thënë se po shkelen të drejtat e punëtorëve.

“Asnjeher nuk flas pa fakte dhe argumente dhe nuk them diçka qe nuk mund ta argumentoj. Para tre dite në një intërvistë në ATV thash se punëtoret e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural detyrohen të punojnë edhe të shtunave e të dielave(foto 1 pjese nga intervista) dhe ja faktet në foton 2 ku përveç të shtunes (sot) punëtoret do të punojnë edhe të hënen kur e tërë administrata është në pushim me qe e hëna është ditë fesete. Po shkelen te drejtat e punëtorve, Ligji i punës dhe Ligji për festat zyrtare”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, para disa ditësh, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit para komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, rreth granteve për fermerët që ministria që drejton Peci i ka anuluar për herë të dytë.