Lajme

Ganimete Musliu ngjall dyshime për njërën prej kandidaturave për kryetar të PDK-së!

06/25/2021 11:24
nga:M K

Pak ditë para zgjedhjese së kryetarit të ri të PDK’së Ganimete Musliu ka gjetur kohë të tubullojë mendjet, rreth kandidatit për kryetar të këtij subjekti, duke publikuar një foto, me njërin kandidat.

Musliu ka publikuar një fotografi me Xhavit Halitin, Elmi Reçicën, Luljeta Veselajn- Gutaj, dhe në mbishkrim ka shkruar “Kandidati/ja për Kryetar”, duke mos dhënë më shumë detaje se kujt po i referohet ashtu.

Kujtojmë, që PDK të shtunën me 3 korrik do të mbajë Konventën e partisë dhe do të zgjedhë kryetarin e ri, ku si emra jo të zyrtarizuar janë Memli Krasniqi, dhe Enver Hoxhaj.

Propozimi amerikan për Ujmanin, Kurti: S’e kam lexuar ende raportin e ShBA-së