Lajme

Ganimete Musliu nga traktori ironizon me Albin Kurtin: Doku nëpër katune të Skenderajt

07/03/2022 15:18
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti i cili gjatë ditës së sotme bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, vizituan bujqit në Suharekë.

Kurti postoi fotografi pranë një bujku në kombanjë, dhe  me ta parë këtë postim, Musliu pati një kërkesë nga shefi i qeverisë.

Përmes një videoje duke i dhënë traktorit, Musliu tha: “Albin kur te mbarosh pune me kombanja doku edhe nëpër katune të Skenderajt qe i ke lanė pa uje duke e largu projektin e ujit nga buxheti për vitin 2022. Keta qytetar nuk e meritojne të ndeshkohen politikisht”.