Lajme

Ganimete Musliu kujton deputetët që votuan kundër Gjykatës Speciale

06/26/2021 10:26
nga:M K

Sot janë bërë 6 vjet nga koha kur Kuvendi i Kosovës kishte votuar kundër Gjykatës Speciale në votimin e parë.

Por, me 3 gusht të 2015-ës, në votimin e dytë, Kuvendi i Kosovës me shumicë votash kishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sot ka kujtuar emrat e deputetëve që kishin votuar kundër themelimit të Speciales.

Musliu në postimin e saj tha se themelimi i Speciales ishte vendim fatal dhe i padrejtë për historinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Këtë status e pata shkruar në mengjesin e 26 Qershorit 2015, para se të shkoja në seancë plenare të Kuvendit, diten kur do të merrej vendimi me i rend për historinë e re të Kosovës. Ate ditë nën presion të madh vendor e ndërkombëtar do të hidhej në votim vendimi për formimin e Gjykatës Speciale. Fatmirsisht atë dite fitoj vullneti i popullit dhe shtetit të Kosovës. Deputet me shumicë votuan kundër dhe Ky vendim nuk kaloj. Ishte gezim qe zgjati vetem nje muaj e 7-të dite. Deputetet serish u vune në sprovë me 3 Gusht. Atë ditë kishim mbetë pak teper pak deputetë qe qendronim fort në bindjet tona. Flora Brovina, Nait Hasani, Fadil Demaku, Raif Qelaj, dhe unë (Ganimete Musliu) i tham përfundimisht JO Gjykatës Speciale ndërsa Rafet Rama kishte abstenuar. 83 Deputetë kishin votuar pro gjykatës me 3 gusht 2015, vendim ky që rezultoj të jetë i padrejtë dhe fatal për historinë tonë.