Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton Gazeta Blic.
Musliu duke shpërndarë fotografinë e një grumbulli të madhe mbeturinash në kryqytet thotë se “Athua çfarë do të thoshte Harvardi për angazhimin e ish studentit për Prishtinën? “
“Me siguri do të mburret me “energjinë” dhe “ekzekutivitetin” që Shpend harvardiani po e “dëshmon” tash e shumë vite si kryetari i kryeqytetit të vendit që synon antarësim në BE”shkruan Musliu në Facebook.
Reagimi i plotë:
Athua çfarë do të thoshte Harvardi për angazhimin e ish studentit për Prishtinën?
Me siguri do të mburret me “energjinë” dhe “ekzekutivitetin” që Shpend harvardiani po e “dëshmon” tash e shumë vite si kryetari i kryeqytetit të vendit që synon antarësim në BE.
#hjekebërllogunShpend


