Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar deklaratën e Kurtit kundër tërheqjes së parave nga Trusti, raporton GazetaBlic.
Musliu e quajti Kurtin egoist dhe gënjeshtar, teksa i tregoi edhe çfarë do të thotë të qeverisësh.
“Të qeverisësh do të thotë të jesh në shërbim të qytetarëve dhe jo t’i sundosh ata. Ai e keqpërdor shpresën dhe besimin e qytetarëve të Kosovës. Ai është Albin Kurti që për të ardhur në pushtet me mjeshtëri i mbështolli me propagand. Ju që e sollët këtë egoist duhet ta keni kuptuar që i besuat një gënjeshtari”, tha Musliu.
Kurti për Trustin: E di që s’kalon
Kurti thumbon Haxhiun: Nuk e kam ditur që nismëtari i Trustit është doktor shkence


