Lajme

Ganimete Musliu: Deputetët e VV-së kundërshtuan raportimin e drejtorit të Policisë për rastin e Arlinda Zekajt

10/27/2026 20:20
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi deputetët e Vetëvendosjes votuan kundër kërkesës së saj për ftesën e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për të raportuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, raporton GazetaBlic.

Musliu ka theksuar se raportimi do të shërbente për të sqaruar veprimet e Policisë, duke kërkuar llogaridhënie institucionale dhe zbardhjen e plotë të rastit.