Sporti

Gani Sejdiu tregon se a është në bisedime me ndonjë skuadër nga futbolli kosovar

05/25/2021 17:25
nga:Mergim Rreci

Gani Sejdiu është njëri ndër trajnerët më të mirë në futbollin kosovar.

Ai ka udhëhequr disa skuadra në Superligën e Kosovës në futboll, por tashmë së fundmi nuk ka qenë i angazhuar me ndonjë skuadër, shkruan GazetaBlic Sport.

Sejdiu ka udhëhequr me parë Trepçën, Trepçën ’89, Vushtrrinë, Feronikelin, Ballkanin, Vëllaznimin si dhe Drenicën.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport, ai tha se është në pritje të ofertave nga klubet kosovare dhe se natyrisht është i gatshëm që të punojë në krye të ndonje skuadre.

“Për momentin ende nuk jam kontaktuar nga asnjë skuadër. Jam duke pritur oferta, natyrisht nëse ka ndonjë ofertë serioze do ta shqyrtojë dhe jam i gatshëm për ta pranuar atë“, tha Sejdiu për GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic Sport/