Prishtina po vazhdon me shumë sukses aventurën e saj në UEFA Conference League.
Skuadra kosovare arriti që në raundin e dytë ta kaloi skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads dhe tashmë në raundin e tretë do të përballet me Bodo-Glimt, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet një ndeshje shumë e rivalizuar me kampionen e Kosovës që synon kalimin tutje edhe pse pritet të jetë shumë e vështirë.
Trajneri kosovar, Gani Sejdiu, tha për GazetaBlic Sport poashtu se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë për skuadrën kosovare, por që kundërshtari nuk është i pakapërcyeshëm dhe se Prishtina ka cilësinë e nevojshme për të kaluar tutje.
“Performanca e deritanishme e Prishtinës dhe cilësia që posedon, por edhe prezantimi dhe niveli i paraqitjes që Drita ka treguar ndaj një ekipi si Fejenordi, i cili është një nivel më i lartë se Bodo Glimt, na bëjnë të besojmë se Prishtina është në gjendje të kalojë tutje. Këto që i ceka më lart duhet t’i shërbejnë Prishtinës si një motiv shtesë dhe si rritje e besimit, duke e larguar atë nga pozita e të qenit inferior ndaj një kundërshtari më kualitativ se ajo. Por në përgjithësi, do të jetë shumë e vështirë, duhet pranuar fakti që kundërshtari i Prishtinës qëndron më lart, por jo i pakapërcyeshëm“, tha Sejdiu.
Ndeshja e parë në mes Prishtinës dhe Bodo-Glimt do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/GazetaBlic Sport/


