Sporti

Gani Sejdiu largohet nga posti i trajnerit të Drenicës

04/01/2024 10:08
nga:E K

Gani Sejdiu i ka ndarë rrugët me Drenicën gjashtë javë pas emërimit si trajner. Këtë e ka konfirmuar vet trajneri.

“Gjithmonë është koha ajo e cila na i jep përgjegjësitë e duhura për veprimet dhe vendimet që i marrim. Ishte kënaqësi për aq kohë sa bashkëpunuam” theksoi Sejdiu.

Trajneri i mirënnjohur këtë edicion kishte drejtuar edhe Phoenixin në Ligën e Parë. Me të dy skuadrat nuk ka patur eksperinca të mira. Pikërisht Drenica me Phoenix u përballën këtë javë duke barazuar pa gola.