Lajme

Gani Jakupi me 7,500 euro rrogë, Bajrami i drejtohet Gërvallës: Tregona çfarë të mire i ka sjellë Kosovës?

11/11/2024 17:29
nga:G C

“Super diplomati” i vetëstiluar artist, Gani Jakupi, i paguar 7 mijë e 500 euro në muaj nga Ministria e Punëve të Jashtme, është rikthyer si temë në Kuvend të Kosovës, ku deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e pyeti kryediplomaten Donika Gërvalla, të tregojë se çfarë të mira i ka sjellë Kosovës personi kontravers në fjalë me rrogën më të madhe në vend?

Kujtojmë se personi në fjalë thuhet të jetë “artist shumëdimensional” i cili jeton në Barcelon, ndërsa herë-pas-here lajmërohet në ish-Twitter me disa takime në kafene me aktivistë të të drejtave të njeriut ndërsa kryesisht bën tifo për qeverinë në postime, ndërsa audiencën e ka thuajse inekzistente.

“Na trego se çfarë të mira i ka sjellë Gani Jakupi Republikës së Kosovës, na trego sa njohje i ke sjellë në mandatin tënd 4 vjeçar, na trego në sa organizata ndërkombëtare jemi anëtarësuar”, tha ajo.