Showtime

Gani Gërmia i futet në shtrat Brikenës, ajo “ka frikë” se mos e sheh babai (video)

10/23/2023 12:20
nga:Gazeta Blic

Gani Gërmia i është futur në shtrat njërës nga banoret e Big Brother VIP Kosova.

Bëhet fjalë për Brikenën.

Ajo duke qeshur tha “ishalla nuk më sheh babai”, teksa Ganiu me shaka i tha se edhe nëse të pyet, i thua se kam qenë shok klase, njofton Klankosova.tv.

Kjo ka bërë që disa nga banorët që ishin në dhomën e gjumit të shkrihen së qeshuri.

Po ashtu, Brikena ka treguar se ka fobi nga insektet.

Këtë e ka treguar teksa ishte në shtrat duke biseduar me Ganinë dhe Lumbardhin, kur në një moment kalon një mizë.

Për këtë, Gania Gërmia e ka “përqeshur”.

Ai ka vazhduar të bëjë shaka me Brikenën duke mos e kuptuar se si ka mundësi të ketë frikë nga një mizë.

Shikoni momentin në videon e mëposhtme.