Lajme

Gani Geci tregon se si u formua Lëvizja Vetëvendosje

01/05/2025 14:30
nga:G B

Anëtari i LDK-së, ish deputeti Gani Geci, ka treguar se si është formuar Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Ai këtë e shpjegon në emisionin Kojshia Show, teksa thotë se fjala Vetëvendosje do të thotë vetëmenaxhim, vetëfundosje dhe tregon se duan të qeverisin vetëm vet dhe askush tjetër.

“Si u formua Lëvizja Vetëvendosje? Nga një logjikë e shëndoshë, vetë fjala Vetëvendosje, Vetëmenaxhim, Vetëfundosje, Vetëvrasje – krejt këto janë veç “vetë” për të qeverisur vetë dhe askush tjetër. Në këtë video në Kojshia Show, Gani Geci e sqaron shumë mirë se si është formuar Lëvizja Vetëvendosje. Në fillim ka qenë OMLK, pastaj janë bërë LPRK, pastaj janë bërë LPK, pastaj janë bërë Shtabi i Përgjithshëm, pastaj PPDK, pastaj PDK. Ndërsa një pjesë që janë lënë jashtë nga gjitha këto që u përmendën më lart, janë bërë LVV, që kanë dalë në skenë së fundmi. Janë të njëjtë, janë të majtë, janë një brum. Kur flasim për Lidhjen Demokratike të Kosovës, vetë fjala “lidhja” që e ka bërë Presidenti Rugova, do të thotë lidhjet me Berlin, Londër, Washington, me NATO-n, me shtetformimin e Republikës së Kosovës, të gjithë së bashku”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook./Gazeta Blic/