Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një letër që, sipas tij, është dërguar nga ish-presidenti Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së për komunikatën nr.59.
Sipas Gecit, kjo letër është shkruar më 27 dhjetor të vitit 2018.
“Kjo komunikatë për shtyp është e shkruar me datën 27.12.2018 ndersa me datën 11 shkurt 2019 Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes Radio Televizionit të Kosovës-RTK.
Në ketë komunikatë për shtyp vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lëndar moralisht,shpirtërisht unë dhe familja ime ndersa une kam qenë edhe fizikisht i plagosur”, ka shkruar Geci.
Të dashur miq,
dua ta bëjë publike një Komunikatë për Shtyp dërguar nga Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilët ndiejnë keqardhje që nuk janë distancuar dhe nuk më kanë kërkuar falje më herët për Komunikatën nr.59.
Kjo komunikatë për shtyp është e shkruar me datën 27.12.2018 ndersa me datën 11 shkurt 2019 Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes Radio Televizionit të Kosovës-RTK.
Në ketë komunikatë për shtyp vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lëndar moralisht,shpirtërisht unë dhe familja ime ndersa une kam qenë edhe fizikisht i plagosur.
LEXO EDHE: