Lajme

Gani Dreshaj nga Lugu i Butë: Bëmë homazhe te vendi ku prehen baca Sylë dhe nëna Xufë, të vrarë barbarisht nga armiku serb

12/14/2025 17:48
nga:G B

Kandidati i AAK-së për deputet, Gani Dreshaj, ka kaluar të dielën në Lugun e Butë, bjeshkët e Istogut, raporton Gazeta Blic.

“Kujtuam të kaluarën dhe mundësitë se si mund ta çojmë përpara këtë zonë të bukur që bartë në vete një histori në vete. Bashkë bëmë homazhe tek vendi ku prehen baca Sylë dhe nëna Xufë, të vrarë barbarisht nga armiku serb”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Një e diel më ndryshe në Lugun e Butë.

Kujtuam të kaluarën dhe mundësitë se si mund ta çojmë përpara këtë zonë të bukur që bartë në vete një histori në vete.

Bashkë bëmë homazhe tek vendi ku prehen baca Sylë dhe nëna Xufë, të vrarë barbarisht nga armiku serb.

Sot na nderoi me praninë e tij edhe Zafir Berisha, atdhetari i dëshmuar ndër vite.

Faleminderit për këtë ditë të veçantë, jemi bashkë në të mirë e në të keq

G.D