Gani Dreshaj, kandidat i AAK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se do të mbajë tubim në Berlin lidhur me pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, raporton Gazeta Blic.
“Në këtë takim do të bashkëbisedojmë për të drejtat tona, interesat ekonomike dhe shoqërore të mërgatës dhe politikat direkte që na lidhin me Kosovën në të gjitha fushat”, ka shkruar ai.
Takimi do të mbahet më 17 dhjetor në ora 17:00 në “Restaurant il Ponte” Gorssbeernstr .198.12277 Berlin.
Postimi i tij i plotë:
E dashur mërgatë
Kam kënaqësinë të ju ftoj në një tubim informativ në Berlin lidhur me pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.
Ky takim i joni nuk është një miting partiak, por një mbledhjes mes miqve, familjarëve dhe bashkëatdhetarëve me të cilët ndajmë jetën,punën e sfidat në Gjermani prej vitesh.
Në këtë takim do të bashkëbisedojmë për të drejtat tona, interesat ekonomike dhe shoqërore të mërgatës dhe politikat direkte që na lidhin me Kosovën në të gjitha fushat.
Në takimin do tonë do të kemi edhe personalitete nga Bundestagu gjerman.
Shihemi me 17.12 nga ora 17:00 në “Restaurant il Ponte” Gorssbeernstr .198.12277 Berlin.
Sinqerisht, Gani Dreshaj.


