Kupa e Botës 2022

Gana shkon në pushim me epërsi solide ndaj Koresë së Jugut

11/28/2022 14:49
nga:E K

Gana ka mbyllur pjesën e parë me avantazh solid ndaj Koresë Jugore.

Ganezët ishin më të mirë në 45 minutat e para duke shkuar në pushim me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi, Salisu në minutën e 24’të të takimit, kurse 10 minuta më pas Kudus shfrytëzoi më së miri harkimin milimetrik nga Ayew për të shënuar me kokë për të dyfishuar epërsinë e kombëtares së tij.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/