Kupa e Botës 2022

Gana arrin fitore të madhe ndaj Koresë së Jugut

11/28/2022 16:02
nga:E K

Gana ka arritur fitore të madhe ndaj Koresë Jugore.

Ganezët fituan me me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi, Salisu në minutën e 24’të të takimit, kurse 10 minuta më pas Kudus shfrytëzoi më së miri harkimin milimetrik nga Ayew për të shënuar me kokë për të dyfishuar epërsinë e kombëtares së tij.

Në pjesën e dytë koreanët barazuan shpejt me dy golat e Cho Gue-Sung në minutat e 58′ dhe 61′, para se fitoren e Ganës ta vuloste Kudus në minutën e 68′.

/GazetaBlic Sport/