Sporti

Galtier: PSG pa krenari, disa lojtarë janë fikur

04/03/2023 12:04
nga:E K

PSG vazhdon të tregojë mungesë stabiliteti në rezultate, edhe pse nuk rrezikon kryesimin në Ligue 1. Kampionët e Francës humbën 0-1 në kryeqytet përballë Lyonit, duke regjistruar disfatën e pestë në kampionat dhe të tetën në të gjithë kompeticionet gjatë këtij viti.

Christophe Galtier theksoi pas ndeshjes se skuadrës së tij i mungoi krenaria në takimin e zjarrtë të kampionatit francez. PSG kryeson me 6 pikë mbi Marseille pas javës së 29-të. “Kjo ishte humbja e tetë për vitin 2023.

Padyshim që është një shifër e madhe nëse bëhet fjalë për PSG-në. Zhgënjim i madh pasi e nisëm mirë ndeshjen dhe krijuam raste të pastra shënimi. Na mungoi krenaria, ndërkohë që tifozët na mbështetën deri në sekondat e fundit.

Kemi nevojë për një takim sqarues me lojtarët, të gjithë bashkë duhet të marrim përgjegjësi. Disa lojtarë duhet të rikthehen në formën e tyre”, u shpreh trajneri i skuadrës kryeqytetase, që dështoi në Champions League përballë Bayern Munchen, duke u eliminuar në raundin e 1/8-ve.