Sporti

Galtier: E meritoj një sezon të dytë te PSG, kam dhënë gjithçka nga vetja

05/28/2023 09:22
nga:E K

PSG arriti që ta fitoi dje titullin e Ligue 1 duke barazuar me Strasbourg në udhëtim me rezultat 1-1.

Trajneri i PSG, Christophe Galtier, i cili po përflitet shumë për një shkarkim të mundshëm nga skuadra ka folur për të ardhmen e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Galtier tha se e meriton një mundësi për një sezon të dytë me PSG, pasi ka dhënë gjithçka nga vetja për skuadrën.

“Mendoj se e meritoj një sezon të dytë në PSG, kam dhënë gjithçka me shumë energji. Kam mundur ta mbaj kursin në momente të vështira. Unë personalisht e ndiej se e meritoj të vazhdoj”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/