Lajme

Gallup: Kosova ndër 5 shtetet me mendimin pozitiv për Trumpin, Serbia vlerëson më së shumti Putinin

02/10/2026 20:00
nga:G B

Kosova është ndër pesë shtete me mendimin më pozitiv për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, tregoi matja e opinionit publik të Organizatës ndërkombëtare “Gallup International” në lidhje me perceptimin global të figurave kryesore politike botërore.

Azerbajxhani kryeson listën me 40 për qind vlerësim pozitiv, i ndjekur nga Kenia me 34 për qind, Gjeorgjia me 32 për qind, Siria me 31 për qind dhe Kosova me 27 për qind.

Në shkallë botërore, vlerësimi pozitiv për presidentin Trump arrin në 31 për qind, ndërsa përqindja e vlerësimit negativ shkon në 61 për qind.

Në anën tjetër, për presidentin rus Vladimir Putin, Serbia del shteti me përqindjen më të lartë të vlerësimit pozitiv, e pasuar nga India, Azerbajxhani, Pakistani dhe Malajzia.

Vlerësimi negativ për Putinin është 66 për qind, ndërsa 25 për qind kanë mandim pozitiv.

Raporti i organizatës Gallup përfshin matje të opinionit publik në dhjetëra vende të botës.