Lajme

Gallopeni për dendësinë e popullsisë së Fushë Kosovës: Mund të krahasohet me qytetet metropole

07/17/2024 22:42
nga:G B

Sociologu Besim Gallopeni sot në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se tek Fushë Kosovë është karakteristikë shkalla e lartë e dendësisë së popullsisë.

Gallopeni gjithashtu tha se mund të krahasohet edhe me qytetet metropole në Evropë dhe më gjerë.

“Çka është karakteristikë te Fushë Kosova është edhe fakti që ka shkallën më të lartë të dendësisë, që mund të krahasohet edhe me qytetet metropole në Evropë dhe më gjerë, që i ka mbi 700 banorë për një kilometër katror. Mund të krahasohet lirisht me qytetet metropole të vendeve të ndryshme”, u shpreh ai.

Madje, Gallopeni u pajtua se mund të krahasohet edhe me Tokion, sa i përketë dendësisë së popullësisë.