Ish-CEO i Milanit, Adriano Galliani, zbulon se si ai e kishte “vjedhur” Carlo Ancelottin nga Parma në vitin 2001.
Pas periudhave me Reggiana, Parma dhe Juventus, ai dukej i vendosur për një rikthim në Stadio Tardini në nëntor 2001 derisa Galliani ndërhyri, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ancelotti do të shkonte në vendin e Calisto Tanzit për të nënshkruar me Parma në vitin 2001”, tha Galliani për revistën Corriere della Sera Sette.
“Në Milan, ne vendosëm të ndryshonim trajner, kështu që thirra Ancelottin. Ai më tha se tashmë ia kishte dhënë fjalën Tanzit.
“Të nesërmen në mëngjes, shkova në shtëpinë e Carlo. Ishte hera e parë në jetën time që hamë mëngjes me Lambrusco, proshutë culatello, sallam dhe djathë Parmigiano. Ne e bindëm atë.”
/GazetaBlic Sport/


