Sporti

Galliani: Berlusconi ishte mik shumë i mirë, më ndryshoi jetën për më shumë se 43 vjet

06/12/2023 13:35
nga:E K

Bota e futbollit sot mori një lajm të hidhur. Ish presidenti i Milan e së fundmi i Monza-s, Silvio Berlusconi ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare.

Nëpërmjet faqes zyrtare të Monzas, kanë ardhur deklarata të tjera të shkurtra nga Adriano Galliani, krahu i djathtë i Silvio Berlusconit në botën e futbollit prej mbi 40 vitesh, përcjell GazetaBlic Sport.

“I dëshpëruar, pa fjalë, me dhimbje të pamasë vajtoj mikun, mjeshtrin e gjithçkaje, personin që më ndryshoi jetën për më shumë se 43 vjet. Pusho në paqe i nderuar President. Me shumë, shumë dashuri.”

/GazetaBlic Sport.