Sporti

Gallapeni pas debutimit me Kosovën: Është një ëndërr e bërë realitet

03/23/2025 23:16
nga:Lorik J

Mbrojtësi i majtë i Prishtinës, Dion Gallapeni, ka bërë debutimin e tij me fanellën e Kosovës në ndeshjen kthyese ndaj Islandës.

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Gallapeni u fut në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, duke përjetuar fitoren në fushë me pjesën tjetër të ekipit.

Ai ka thënë së është ndienjë e papërshkrueshme, ndërsa e cilësoi debutimin e tij si një ëndërr të bërë realitet.

“Një ndienjë e papërshkrueshme. Është një ëndërr e bërë realitet. Kjo kishte edhe një vlerë më shumë, pasi u kualifikuam në Ligën B të Kombeve”

“Normalisht që pres më shumë, dua të jem pjesë e Kombëtares dhe shpresoj që të arrijmë diçka të madhe”, ka thënë Gallapeni pas debutimit për FFK.