Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është rekomanduar te gjiganti turk, Galatasaray, i cili tashmë po e shqyrton mundësinë e transferimit të tij.
Sipas raportimeve, klubi nga Stambolli po vlerëson edhe testet mjekësore të Asllanit, përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
Kjo vjen për shkak se sipas raportimeve gjermane, transferimi i Asllanit tek Leipzig, dështoi për shkak të testeve mjekësore.
Asllani, i cili ka shkëlqyer në edicionin e kaluar, mund të jetë një opsion interesant për Galatasarayn në repartin ofensiv.
/GazetaBlic Sport/


