Sporti

Galatasaray mendon për transferimin e Ronaldos në fund të sezonit

10/14/2022 11:42
nga:E K

Cristiano Ronaldo nuk dihet nëse do ta vazhdojë karrierën te Manchester United, pasi shpesh ai ka paraqitur pakënaqësitë e tij.

Mediat turke raportojnë se Galatasaray është i interesuar për sulmuesin portugez, por jo për në merkaton e dimrit.

Klubi turk do të tentojë për Ronaldon në fund të sezonit kur kontrata e tij të përfundojë, gjithmonë nëse ai nuk do të transferohet diku tjetër në janar.