Sporti

Galatasaray fiton ndaj Konyaspor, asnjë minutë lojë për Milot Rashicën!

09/16/2022 21:05
nga:Mergim Rreci

Galatasaray e ka fituar derbin ndaj Konyaspor me rezultat 2 me 1.

Ishte një gol i hershëm i minutës së parë që i dha avantazhin skuadrës së Galatasaray, atje ku Oliveira shënoi pas vetëm 60 sekondash.

Megjithatë, Endri Çekiçi e ndali gëzimin e skuadrës vendase, duke barazuar shifrat në 1 me 1, ku shënoi një super gol të vërtetë nga më shumë se 30 metra.

Mesfushori shqiptar ishte shumë pranë që të realizonte një tjetër super gol, por goditja e tij përfundoi në shtyllën e Musleras.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllet me këtë rezultat, Galatasaray e shënoi golin e dytë dhe të fitores. Calvo i Konyaspor shënoi gabimisht në portën e tij, kjo pas presionit nga Mauro Icardi.

Rashica nuk luajti asnjë minutë tek Galatasaray, kurse Zymer Bytyqi ishte në fushë për 90 minuta.

/GazetaBlic Sport/