Sporti

Galatasaray dëshiron të bëjë të ‘pamundurën’, ëndrra e kësaj merkato është Neymar Junior

07/03/2023 08:20
nga:Lorik J

Është e qartë për të gjithë se drejtuesit e Galatasaray-t kanë marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e PSG-së dhe këtë më së miri e tregojnë transferimet e Icardit dhe Paredes.

Tashmë drejtuesit e skuadrës nga Turqia kanë vendosur të ëndërrojnë edhe më shumë dhe duan të sjellin Neymar, përcjell GazetaBlic Sport.

Kështu që drejtuesit e Galatasaray premtuan se do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta sjellë brazilianin në klubin e tyre këtë verë.

Synimi i drejtuesve të këtij klubi është fitimi i njërit prej trofeve evropiane në vitet e ardhshme. Edhe pse pak besojnë se kjo është e pamundur, mediat turke pohojnë se takimi i parë mes përfaqësuesve të Galatasaray-t dhe Neymar tashmë është zhvilluar.

Thuhet se gjithçka ka ndodhur në një atmosferë të shkëlqyer dhe vetë braziliani ka mbetur shumë i kënaqur me atë që ka dëgjuar nga kampioni turk.